Arrestohen 35 persona të dyshuar për 24 orë

23.02.2021

Java e fundit e muajit shkurt ka filluar me shumë aktivitete për Policinë e Kosovës, të cilët janë çdo herë në shërbimin e qytetarëve. Dita e parë e kësaj jave, duket se ka filluar me shumë aktivitete për policinë, kjo gjë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, gjobave në trafik, gjobave në bazë […]

Arrestohen 35 persona të dyshuar për 24 orë Foto: Ilustrim

Java e fundit e muajit shkurt ka filluar me shumë aktivitete për Policinë e Kosovës, të cilët janë çdo herë në shërbimin e qytetarëve.

Dita e parë e kësaj jave, duket se ka filluar me shumë aktivitete për policinë, kjo gjë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, gjobave në trafik, gjobave në bazë të ligjit anti-COVID dhe ngjarje të tjera të raportuara nga qytetarët.

Në 24 orëshin e fundit përveç aktiviteteve të lartcekura, Policia e Kosovës ka arrestuar 35 persona të dyshuar për vepra të ndrshme penale, shkruan SuharekaOnline.

Nga 35 të arrestuait bëhet e ditur se 3 prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 24 të tjerë në mbajtje.