Arrestohen 19 persona të dyshuar brenda 24 ore, 3 në Suharekë

29.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku bëhet e ditur se prej tyre 12 janë dërguar në mbajtje. SuharekaOnline mëson […]

Arrestohen 19 persona të dyshuar brenda 24 ore, 3 në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku bëhet e ditur se prej tyre 12 janë dërguar në mbajtje.

SuharekaOnline mëson se nga 12 personat e dërguar në mbajtje 3 janë nga Komuna e Suharekës, të cilët janë arrestuar nga policia pasi që të njejtit kishin sulmuar fizikisht një person, si pasojë viktima kishte pranuar edhe tretmanin mjeksor.

Ndërsa të dyshuarve u janë bastisur shtëpitë, gjatë bastisjës policia ka gjetur dhe konfiskuar një granat dore një karikator, një kondak i drurit i kallashnikovit, pesë fishekë të kalibrit  5.56, një fishekë të kalibrit  7.65, dhe një komplet  i pajisjeve të pastrimit të armëve .

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.