Aksident trafiku në rrugën Reqan-Budakovë, lëndohen katër persona

Të enjtën në rrugën Reqan- Budakovë ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të enjtën rreth orës 14:38 në rrugën Reqan-Budakovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të cilët kanë pranuar tretmanin mjeksor.

Të aksidentuarit pas marrjes së tretmanit mjeksor janë liruar për në shtëpi.

RAPORTO