Aksident trafiku në rrugën Reqan-Budakovë, lëndohen katër persona

08.01.2021

Të enjtën në rrugën Reqan- Budakovë ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të enjtën rreth orës 14:38 në rrugën Reqan-Budakovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të cilët […]

Aksident trafiku në rrugën Reqan-Budakovë, lëndohen katër persona Foto: Ilustrim

Të enjtën në rrugën Reqan- Budakovë ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të enjtën rreth orës 14:38 në rrugën Reqan-Budakovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të cilët kanë pranuar tretmanin mjeksor.

Të aksidentuarit pas marrjes së tretmanit mjeksor janë liruar për në shtëpi.