69 aksidente e 16 arrestime për 24 orë në Kosovë

18.06.2019

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë në vendin tonë kishin ndodhur 69 aksidente trafiku, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 38 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 31 prej tyre me dëme materiale. Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve kishin shqiptuar 1038 tiketa trafiku për […]

69 aksidente e 16 arrestime për 24 orë në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë në vendin tonë kishin ndodhur 69 aksidente trafiku, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 38 aksidente ishin me lëndime trupore dhe 31 prej tyre me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve kishin shqiptuar 1038 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Policia kishte arrestuar 16 persona, ku 6 prej tyre u dërguan në mbajtje ndësa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.