62 aksidente, 27 të arrestuar dhe mbi 1500 gjoba për kundërvajtje në trafik në 24 orët e fundit

02.07.2021

Dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së enjte në tërë vendin kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me […]

62 aksidente, 27 të arrestuar dhe mbi 1500 gjoba për kundërvajtje në trafik në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së enjte në tërë vendin kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 15 aksidente me persona të lënduar dhe 47 të tjera me dëme materiale. 

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 1544 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të enjten Policia e Kosovës ka arrestuar 27 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.