58 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet

31.10.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë nodhur 58 aksidente trafiku. Sipas statistikave që përcjellë SuharekaOnline nga policia bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur 58 aksidente ku prej tyre fatkeqësisht 1 ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar […]

58 aksidente trafiku brenda 24 ore, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë nodhur 58 aksidente trafiku.

Sipas statistikave që përcjellë SuharekaOnline nga policia bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur 58 aksidente ku prej tyre fatkeqësisht 1 ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda 24 ore ka shqiptuar 847 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.