539 armë janë legalizuar, afati vazhdon deri në qershor

20.03.2019

Legalizimi i armëve Kosovën e bën vend më të sigurt për të jetuar, kështu u deklarua Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, për fushatën e legalizimit të armëve e cila zgjatë deri në qershor të këtij viti. Izmi Zeka, kërkoi përkrahje për fushatën e legalizimit të armëve, nga liderët e Republikës së Kosovës, po […]

539 armë janë legalizuar, afati vazhdon deri në qershor Foto: Ilustrim

Legalizimi i armëve Kosovën e bën vend më të sigurt për të jetuar, kështu u deklarua Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, për fushatën e legalizimit të armëve e cila zgjatë deri në qershor të këtij viti.

Izmi Zeka, kërkoi përkrahje për fushatën e legalizimit të armëve, nga liderët e Republikës së Kosovës, po ashtu dhe të gjithë qytetarëve.

Sipas, Zekës me këtë fushatë, Kosova është duke e marrur përgjegjësinë rajonale po ashtu edhe ndërkombëtare që i takon në këtë aspekt.

Deri më tani janë legalizuar 539 armë.

Kujtojmë se, fushata për legalizimin e armëve ka filluar nga dhjetori i vitit të kaluar e cila do të zgjasë deri në qershor të këtij viti aktual.