50 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet

26.03.2021

Dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, […]

50 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet Foto: © Hallka Marketing Agency

Dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej tyre fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline

Ndërsa, 16 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Gjitashtu, Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar edhe 1,277 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka arrestuar 29 persona tëdyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 22 të tjerë në mbajtje.