49 aksidente për 24 orë, njëri me fatalitet

18.09.2019

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 49 aksidente trafiku. Prej tyre, një ka qenë me fatalitet, 16 me të lënduar dhe 32 pa lëndime në njerëz. Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 552 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit. Po ashtu, për 24 orë […]

49 aksidente për 24 orë, njëri me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Prej tyre, një ka qenë me fatalitet, 16 me të lënduar dhe 32 pa lëndime në njerëz.

Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 552 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 30 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.