49 aksidente dhe mbi 1,500 tiketa trafiku për një ditë

17.03.2021 / Kronika
Si shumë ditë të tjera edhe ajo e së martës ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.
Policia e Kosovës ndër tjerash, ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.
Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, policia ka bërë të ditur se nga 49 aksidente, 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,544 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Të fundit
9 orë më parë / Kronika
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 2 persona dhe ngrit 13 aktakuza për 14 të tjerë21.04.2021 / Kronika
Njësia e antidrogës në Prizren arreston 3 persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë