46 aksidente trafiku, policia dënon mbi 900 drejtues të automjeteve

24.11.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku. Nga 46 aksidente trafiku 13 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 33 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Kujtojmë se dje ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Suharekës, ku një veturë ka goditur një çiklist, […]

46 aksidente trafiku, policia dënon mbi 900 drejtues të automjeteve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku.

Nga 46 aksidente trafiku 13 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 33 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Kujtojmë se dje ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Suharekës, ku një veturë ka goditur një çiklist, sipas informacioneve që ka SuharekaOnline deri më tani nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

Gjithashtu, gjatë ditës së hënë janë dënuar edhe 903 drejtues të automjeteve, 127 vetëm në Prizren.