43 aksidente e 26 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

09.10.2019

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 43 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë. Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk kishte asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 7 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 36 të tjerë ishin me dëme materiale. Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e […]

43 aksidente e 26 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 43 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk kishte asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 7 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 36 të tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 1601 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 26 persona, ku 11 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 5 persona janë në vuajtje të dënimit.