36 aksidente trafiku brenda 24 orëve, 15 të arrestuar dhe mbi 1 mijë gjoba

09.12.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme […]

36 aksidente trafiku brenda 24 orëve, 15 të arrestuar dhe mbi 1 mijë gjoba Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1126 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 15 persona, kur prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje.