102 gjoba për dy javë, vozitje nën ndikimin e alkoolit!

19.03.2019

Gjatë operacionit të Policisë së Kosovës për parandalimin të aksidenteve rrugore, shqiptoi deri në 102 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë datës 1 deri në 16 mars 2019, janë shqiptuar 102 gjoba për kundërvajtje, pasi që drejtuan automjetet, nën ndikimin e alkoolit. Po ashtu, Policia njofton se […]

102 gjoba për dy javë, vozitje nën ndikimin e alkoolit! Foto: Ilustrim

Gjatë operacionit të Policisë së Kosovës për parandalimin të aksidenteve rrugore, shqiptoi deri në 102 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë datës 1 deri në 16 mars 2019, janë shqiptuar 102 gjoba për kundërvajtje, pasi që drejtuan automjetet, nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu, Policia njofton se janë inicuar dy kallëzime penale, ku këto masa janë ndërmarrë gjatë implementimit të planit operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit”.

Policia e Kosovës gjatë njoftimit për media theksuan se ky fillimvit ka qenë shqetëseuse pasi që po bëhen shumë aksidente me fatalitet, dhe po humbin jetën shumë persona.

Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, deklaroi se aksidentet me fatalitet kanë shënuar ngritje në dy muajt e fundit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, theksoi se në muajt janar dhe shkurt të vitit 2018 kishte 11 viktima nga aksidentet e trafikut, përderisa në muajt e njëjtë të vitit 2019, ky numër ka arritur në 15 viktima.