Zvoglohen rastet e vjedhjeve në Suharekë

12.09.2019

Përfaqësuesi i policisë së Kosovës, Arben Elshani, shef i Operativës në Stacionin policor në Suharekë, pasi e ka vlersuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë, më pas ka shtuar se nga 1 shtatori e deri më sot ka ndodhur vetëm një rast i vjedhjes. “Ky është një lajm i mirë, kur dihet […]

Zvoglohen rastet e vjedhjeve në Suharekë Foto: Ilustrim

Përfaqësuesi i policisë së Kosovës, Arben Elshani, shef i Operativës në Stacionin policor në Suharekë, pasi e ka vlersuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë, më pas ka shtuar se nga 1 shtatori e deri më sot ka ndodhur vetëm një rast i vjedhjes.

“Ky është një lajm i mirë, kur dihet se më herët qytetarët kanë pas probleme me këtë dukuri” tha Elshani.

Gjithashtu Elshani në takimin e sotëm ka raportuar për rastet tjera që kanë ndodhur si: 7 aksidente në trafik, 1 dëmtim prone, 1 lëndim trupor, 1 rast i posedimit ilegal të armës dhe 2 raste të dhunës në familje.


Takimin e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka e cila ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë, prej të cilave ka vequar përurimin e sallës së sporteve në Bllacë dhe ndertimin e rregullimin e rrugëve nëpër fshatra.