Zgjerimi i rrugëve fushore nga Peqani në drejtim të Reshtanit

14.07.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po e vazhdon projektin e premtuar “Hapja e Rrugëve fushore”, ku sot u bë zgjerimi i rrugës fushore nga fshati Peqan në drejtim të Reshtanit. Angazhimi më i madh për hapjen e rrugëve fushore është tek fshatrat që bujqësia është më e zhvilluar si në: Vraniq, Nepërbisht, Studençan, […]

Zgjerimi i rrugëve fushore nga Peqani në drejtim të Reshtanit Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po e vazhdon projektin e premtuar “Hapja e Rrugëve fushore”, ku sot u bë zgjerimi i rrugës fushore nga fshati Peqan në drejtim të Reshtanit.

Angazhimi më i madh për hapjen e rrugëve fushore është tek fshatrat që bujqësia është më e zhvilluar si në: Vraniq, Nepërbisht, Studençan, Mushtisht, Peqan, Reshtan e shumë fshatra të tjerë.

Me hapjen e këtyre rrugëve fushore, bujqët do ta kenë më të lehtë që të depërtojnë në tokat e tyre për ti punuar.

Në hapjen e këtyre rrugëve fushore, ka qenë prezent edhe Kryetari Muharremaj, ku tha se ne do të vazhdojmë edhe në fshatrat e tjerë.

Po ashtu edhe kryetari Muharremaj përmes një postimi në Facebook e konfirmoi se ky projekt për hapjen e rrugëve fushore do të ketë ndikim në zhvillimin e bujqësisë.