Zgjerimi i rrugëve fushore në Krushicë të Poshtme

16.07.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po e vazhdon projektin e premtuar “Hapja e Rrugëve fushore”, ku sot u bë zgjerimi i rrugës fushore në fshatin Krushicë të Poshtme. Angazhimi më i madh për hapjen e rrugëve fushore është tek fshatrat që bujqësia është më e zhvilluar. Me hapjen e këtyre rrugëve fushore, bujqit […]

Zgjerimi i rrugëve fushore në Krushicë të Poshtme Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po e vazhdon projektin e premtuar “Hapja e Rrugëve fushore”, ku sot u bë zgjerimi i rrugës fushore në fshatin Krushicë të Poshtme.

Angazhimi më i madh për hapjen e rrugëve fushore është tek fshatrat që bujqësia është më e zhvilluar. Me hapjen e këtyre rrugëve fushore, bujqit do ta kenë më të lehtë që të depërtojnë në tokat e tyre për ti punuar.

Në hapjen e këtyre rrugëve fushore, ka qenë prezent edhe Kryetari Muharremaj, ku tha se ne do të vazhdojmë edhe në fshatrat e tjerë.

“Hapja e rrugëve fushore ka vazhduar sot në Krushicë të Poshtme dhe kjo do ta ndihmoj zhvillimin dhe avansimin e të ardhurave në Bujqësi”, ka shkruar Kryetari Muharremaj në Facebook.

Po ashtu Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj diskutoi me banorët edhe për projektet që do të jenë në të ardhmen.