Si pritet të jenë temperaturat të premten dhe të shtunën në Suharekë?

15.08.2019

Fusha të presionit të lartë nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, ku ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil, me kthjellime dhe diell. Ndërkohë, masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare, thekson shërbimi i meteorologjisë. Për nesër, mëngjesi është […]

Si pritet të jenë temperaturat të premten dhe të shtunën në Suharekë? Foto: Ilustrim

Fusha të presionit të lartë nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, ku ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil, me kthjellime dhe diell.

Ndërkohë, masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare, thekson shërbimi i meteorologjisë.

Për nesër, mëngjesi është parashikuar i freskët, ndërsa gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, ndërsa indeksi UV do të jetë 8.

PW njofton se nga fillimi i javës së ardhshme sërish pritet të rikthehet moti i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të luhaten ndërmjet 32C deri 35C.

Parashikimi për datat 16-17 gusht:
16.08.2019 – Në mëngjes më freskët, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale në Suharekë pritet të jenë 17-20 gradë celsius ndërsa maksimalet do të arrijnë vlerën deri në 26 gradë celsius. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 8.

17.08.2019 – Në mëngjes freskët. Kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare. Në Suharekë temperaturat minimale pritet të jenë 15-17 gradë celsius ndërsa maksimalet do të arrijnë vlerën deri në 27 gradë celsius. Erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.