Vjedhje e rëndë në fabrikën ‘Koral’ në Fushë Kosovë, hajnat shkaktojnë dëme mbi 20 mijë euro

24.01.2024

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. Bizneset e ndryshme në Kosovë janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të […]

Vjedhje e rëndë në fabrikën ‘Koral’ në Fushë Kosovë, hajnat shkaktojnë dëme mbi 20 mijë euro Foto: Ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. Bizneset e ndryshme në Kosovë janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, e që të njëjtit më pas arrijnë që për një kohë të arratisen nga drejtësia.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fabrikën e përpunimit të mishit ‘Koral Corporation’ në Fushë Kosovë, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur disa gypa bakri.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vlera e gypave të vjedhur është rreth 400 euro dhe si pasojë e kësaj janë dëmtuar disa makineri, duke shkaktuar kështu dëme financiare mbi 20 mijë euro.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.