Vodhën katër çanta krahu në veri, policia arreston dy të dyshuar

23.01.2024

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në veri të vendit, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “grabitje”, “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, në katër vjedhje. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai tha se të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 19:30, vetëm 1 orë e gjysmë […]

Vodhën katër çanta krahu në veri, policia arreston dy të dyshuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në veri të vendit, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “grabitje”, “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, në katër vjedhje.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 19:30, vetëm 1 orë e gjysmë pas kryerjes së vjedhjes së katërt.

“Në stacionin policori Mitrovicë e Veriut, nga data 11.01.2024 deri më datën 22.01.2024 janë raportuar 4 raste në të cilat viktima kanë qenë femra të nacionalitet serb, të cilave iu janë vjedhur çantat e krahut derisa të njëjtat kanë qenë duke ecur rrugës. Të dyshuarit janë arrestuar më datë 22.01.2024 nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovicën e Veriut diku rreth orës 19:30, përballë Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicën Veriore. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë”, tha Elshani.

Ai tutje tha se rasti i parë ka ndodhur më 11 janar të këtij viti, ku rreth orës 18:30 në rrugën “Knjaz Millosh”, viktimë ka qenë një femër e nacionalitetit serb, të cilës i është vjedhur çanta në të cilën bëhet e ditur se ka pasur disa para dhe dokumente personale të Kosovë dhe Serbisë.

Rasti i dytë ka ndodhur më datë 13.01.2024 rreth orës 20:20 në rrugën “Knjaz Millosh”, ku viktimë ka qenë një grua e re serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut derisa ka qenë duke ecur rrugës e vetme. Me këtë rast të njëjtës i janë vjedhur dokumentet zyrtare.

Rasti i tretë ka ndodhur më datë 20.01.2024, rreth orës 22:25 në rrugën “Kral Petar” në Mitrovicën Veriore, ku viktimë ka qenë një femër serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut, ku në ta ka pasë një telefon, një pjesë të vogël të parave dhe dokumentet e Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, sipas Elshanit, rasti i fundit ka ndodhur dje, më datë 22 janar rreth orës 18:00, ku në rrugën “Knjaz Millosh”, përsëri viktimë ka qenë një femër serbe e moshës së re, të cilës i është vjedhur çanta e krahut bashkë me dokumente personale.

Elshani tha se të arrestuarit janë treguar bashkëpunues me policinë duke i pranuar veprat e kryera penale dhe se deri më tani janë gjetur tri prej katër çantave të vjedhura.

Te dyshuarit jane arrestuar sonte me date 22.01.2024 nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovica Veri dikur rreth ores 19:30 perball shtepise se shendetit ne Mitrovicen veriore.

Ne konsultim me Prokurorin e shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.