Vetaksidentohen dy “hajnat” e veturave në Gjakovë

09.02.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 02:20, në rrugën “Veslli Klark” në Gjakovë, është raportuar për një vetaksident trafiku, ku pas mbërritjes në vendngjarje është kuptuar se personat e vetaksidentuar janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtët janë hasur 2 kilometra nga lokacioni.

Vetaksidentohen dy “hajnat” e veturave në Gjakovë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Policisë, dy personat dyshohet se janë përfshirë në rastin e veturave të vjedhura më datën 07.02.2024, ku vetura e aksidentuar ka qenë e viktimës.

“Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.