Suharekë, djali nën ndikim të alkoolit e sulmon nënën e tij dhe përfundon në pranga

23.03.2024

Në Suharekë dje në mbrëmje ka ndodhur një rast tjeter i dhunës në familje.

Suharekë, djali nën ndikim të alkoolit e sulmon nënën e tij dhe përfundon në pranga Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre, por edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Mbrëmë rreth orës 21:50 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.