Shpërthimi në Mitrovicë, bombola ishte në bodrum, ka edhe dëme materiale

14.01.2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë mbetën të lënduar 14 persona me djegie ndërkaq njëri është lënduar në gjoks. “Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë […]

Shpërthimi në Mitrovicë, bombola ishte në bodrum, ka edhe dëme materiale Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës, ku si pasojë mbetën të lënduar 14 persona me djegie ndërkaq njëri është lënduar në gjoks.

“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin”, thuhet në raportin 24 orësh.

Sipas këtij raporti, Policia ka konfirmuar se shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

“Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, vazhdon raporti.

ShSKUK dje kishte njoftuar se katër pacientë janë në mjekim intensiv, ndërkaq të tjerët janë transferuar në klinika të ndryshme në QKUK. Të lënduarit janë vizituar nga figura të ndryshme publike si kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza.