Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24- orëve

22.04.2024

Gjatë 24- orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik.

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24- orëve Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.