Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 600 gjoba në trafik

12.03.2024

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1684 gjoba në trafik.

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 600 gjoba në trafik Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 40 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 53 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 15 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.