Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

02.03.2024

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2014 gjoba në trafik.

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 23 kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërsa 6 janë dërguar në mbajtje.