Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

20.03.2024

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2061 gjoba në trafik.

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik Foto: Ilustrim

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 23 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa 3 persona janë persona në vuajtje të dënimit.