Policia konfiskon dy armë pa leje në Ferizaj

11.03.2024

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri në Ferizaj, ndërsa si provë materiale dy armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar.

Policia konfiskon dy armë pa leje në Ferizaj Foto: Ilustrim

Në njoftim të policisë, thuhet se policët e stacionit në Ferizaj gjatë patrullimit, kanë ndaluar një veturë BMW me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe veturës.

Tek shoferi B.J ( M/K) 29 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa edhe tek pasagjeri M.A (M/K), i moshës 27 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë.

“Dy të dyshuarit  janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale dy armët e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.