Policia e Kosovës, kërkesë për bashkpunim – identifikim të personit të dyshuar

27.02.2024

Policia e Kosovës bë kërkesë për bashkpunim dhe identifikim të personit të dyshuar

Policia e Kosovës, kërkesë për bashkpunim – identifikim të personit të dyshuar Foto: Ilustrim

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.