Policia: Dje arrestuam 12 persona në raste të ndara

21.03.2024

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.

Policia: Dje arrestuam 12 persona në raste të ndara Foto: © Hallka Marketing Agency

Arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme dhe në raste të ndara.

Me urdhër të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në qendren e mbajtjes dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Të arrestuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.