Policia dhe KFOR-it kapin në flagrancë dy serbë duke u futur ilegalisht në Kosovë

06.04.2024

Rastet e kontrabandimit me mallra duke u futur ilegalisht në Kosovë janë goxha të shpeshta.

Policia dhe KFOR-it kapin në flagrancë dy serbë duke u futur ilegalisht në Kosovë Foto: Ilustrim

Kontrabanduesit tentojnë t’i fusin mallrat më së shumti përmes rrugëve alternative, në pamundësi që këtë ta bëjnë përmes pikave kufitare.

Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe dje në veri, ku Policia e zbuloi një rast.

Një njësi patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KROR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës jashtë pikës së kalimit kufitar, me ç’rast kanë intervenuar.

Vetura është ndaluar dhe e njëjta drejtohej nga një serb, ndërsa bashkë me të ishte edhe një pasagjer.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet hetimi për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar”.