Në zonën 40 voziti 131 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro

21.03.2024

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 05:50 në Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin V.Z (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.

Në zonën 40 voziti 131 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro Foto: Ilustrim

I njëjti në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 131 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″ deklaron Policia.