Në zonën 100 voziti 253 kilometra në orë, shoferi gjobitet me 300 euro

11.03.2024

Një burrë është gjobitur me 300 euro dhe me tre muaj ndalim drejtimi të automjetit, pasi që i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h ka vozitur me shpejtësi 253 km/h.

Në zonën 100 voziti 253 kilometra në orë, shoferi gjobitet me 300 euro Foto: Ilustrim

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 253 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.