“Kur të kthehet ushtria në Kosovë… jeton Brigada e Veriut”, serbët vendosin sërish grafite në veri

11.02.2024

Në katër komuna në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm në ndërtesa dhe trotuare janë vërejtur mbishkrime me shkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë… jeton Brigada e Veriut”.

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë… jeton Brigada e Veriut”, serbët vendosin sërish grafite në veri Foto: Ilustrim

Në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok këto grafite janë shkruar me shumë gjasa gjatë natës, raporton Kosovo-Online.

Grafitet janë të shkruara me ngjyrat e flamurit të Serbisë – e kuqe, blu dhe e bardhë.

Qeveria e Kosovës i shpalli organizata terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” në fund të qershorit, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky vendim është marrë “në bazë të faktit se këto formacione paraqesin kërcënim serioz ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës”.

Kjo nuk është hera e parë që “Brigada e Veriut” nënshkruan mbishkrime, pasi në fund të gushtit 2022, në shëtitoren qendrore në Mitrovicën e Veriut shkruheshin “Shkoni në shtëpi” dhe “Kjo është Serbia”.