Konflikt familjar në Gjakovë, 22-vjeçari e denoncon në Polici vëllain e tij

03.02.2024

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Konflikt familjar në Gjakovë, 22-vjeçari e denoncon në Polici vëllain e tij Foto: Ilustrim

Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një 22-vjeçar në Gjakovë, i cili ka denoncuar vëllain e tij për dhunë.

Sinjali mëson se i riu ka deklaruar se pas një konflikti me vëllain e tij, i dyshuari ka tentuar ta sulmojë fizikisht, mirëpo ka ndërhyrë babai dhe ka evituar përleshjen.

I dyshuari fillimisht është arratisur nga shtëpia, por pas një kohe është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, 20-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.