Gjenden produkte medicinale të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë të Veriut

23.01.2024

Policia e Kosovës ka gjetur disa produkte medicinale për të cilat nuk i dihet origjina, në një depo në afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë të Veriut.   Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha se aktualisht janë ende duke kontrolluar vendin. “Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë […]

Gjenden produkte medicinale të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë të Veriut Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur disa produkte medicinale për të cilat nuk i dihet origjina, në një depo në afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë të Veriut.  

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha se aktualisht janë ende duke kontrolluar vendin.

“Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë në afërsi të stacionit të autobusave mund të kemi mall të kontrabanduar, Policia ka reaguar dhe kemi kuptu se aty ka produkte medicionale për të cilët nuk dihej origjina. Sot kemi thirrë Doganën dhe Agjencinë e Kosovës  për Produkte Medicionale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptu se kjo depo mund të kishte produkte medicionale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovica Veri. Tani së bashku me personelin e spitalit jemi në proces të verifikimit të kësaj depoje”, tha Elshani.