E ndaluan për kontroll, policia gjen armë në veturën e 39 vjeçarit

20.03.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30 zyrtarët policor në një pikë kontrolli në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për […]

E ndaluan për kontroll, policia gjen armë në veturën e 39 vjeçarit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30 zyrtarët policor në një pikë kontrolli në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontroll një automjet me targa vendore me drejtues A.K.

Gjatë kontrollit të automjetit të 39 vjeçarit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Colt Governiment e kalibrit 9mm, pesëmbëdhjetë fishekë dhe dy gëzhoja të cilat do të përdorën si dëshmi për gjykatë.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.