Dogana parandalon kontrabandën e pajisjeve teknologjike në Merdar

15.01.2024

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në hyrje të Kosovës, në Merdar, ka ndaluar dhe ushtruar kontroll autobusi, derisa si rezultat ka zbuluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar. Sipas njoftimit të Doganës, në këtë rast, janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara 189 njësi elektrike duke përfshirë priza, ndërprerës dhe termometra, […]

Dogana parandalon kontrabandën e pajisjeve teknologjike në Merdar Foto: Ilustrim

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në hyrje të Kosovës, në Merdar, ka ndaluar dhe ushtruar kontroll autobusi, derisa si rezultat ka zbuluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar.

Sipas njoftimit të Doganës, në këtë rast, janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara 189 njësi elektrike duke përfshirë priza, ndërprerës dhe termometra, me një vlerë përafërsisht 8,000.00 euro.

“Malli i padeklaruar është sekuestruar dhe në përputhje me rregulloret aktuale, derisa janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj kompanisë përgjegjëse”, shkruan në njoftimin e Doganës në Facebook.