Dogana dhe policia aksion në veri, cak barnatoret

07.03.2024

Policia dhe dogana janë duke zhvilluar kontrolle në dy lokacione në Zveçan dhe në Mitrovicën veriore.

Dogana dhe policia aksion në veri, cak barnatoret Foto: Ilustrim

Lajmin për”IndeksOnline” e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës veriore Veton Elshani.

Sipas informacioneve akcioni ëhstë duke u zhvilluar ne  barnatoren “Oreol” në Mitrovicën verioire – Dogana e Kosovës momentalisht është duke bërë kontrolla si dhe në Zveçan një aksion tjetër.

Policia e Kosovës e rajonit të Veriut është duke e asistuar doganën.

Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore.