Burri e rrah gruan pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të tyre, përfundojnë të dy në Polici

05.03.2024

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta, ku përfshihen burrat, gratë dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Burri e rrah gruan pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të tyre, përfundojnë të dy në Polici Foto: Ilustrim

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi edhe në një familje në fshatin Llapçevë të Malishevës, ku një çift u kapën mes tyre, pasi gruaja kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.

Mësohet se situata ka eskaluar pasi burri po dyshohet se e ka rrahur bashkëshorten më pas, duke e goditur derisa e ka rrëzuar përtokë.

Posa rasti është denoncuar në Polici, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me atë që ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa burri i dyshuar është ndaluar për 48 orë.