Bastisja në veri, konfiskohen dy pushkë, dy telefona, një tytë e trombllonit

19.01.2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin në Banjskë dhe Lozhistë, ku janë bastisur shtëpitë e dy personave. Sipas raportit 24 orësh të policisë, atyre gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një […]

Bastisja në veri, konfiskohen dy pushkë, dy telefona, një tytë e trombllonit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin në Banjskë dhe Lozhistë, ku janë bastisur shtëpitë e dy personave.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, atyre gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës. Njësitet relevante jane duke u marrë me rastin.

Bastisja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa ka të bëjë vendosjen e barrikadave në pjesën veriore në dhjetor të vitit 2022.