Teatër!

Sot t’a përdorësh fjalën teatër nuk është një gjë shumë e madhe. Ai shihet nga një këndvështrim krejt tjetër si: “objekt”, apo “objekt reference”, apo edhe më keq, thonë “ska gjë prej saj”.
-Sa keq! Mos dijenia shpërfaqet në mënyra të ndryshme. A do të thotë kjo se mungon kultura e artit në përgjithësi? No koment!
Dihet se ky institucion kaq gjigant, një ndërtesë “e vogël” por shumë e madhe me emër, vendeve të ndryshme të botës u ka dhënë epitet. Krahas saj ky institucion ka ndikuar edhe zhvillimin ekonomik në vendet ku është vlerësuar.
Shumë vende të botës nëpërmjet artit dhe kulturës kanë arritur të ngrejnë në piedestalin më të lartë emrat e shteteve përkatëse, dhe shumë të tjera u´a kanë zili, dhe mundohen t’a ndjekin rrugën e tyre.
Në Kosovë teatri si institucion nuk ka lindur që nga paslufta. Shumë gjenerata kanë nostalgji për të. Teatri për gjeneratat e reja të pas luftës erdhi shumë i dëmtuar. Nuk pati mundësinë t’a servojë shpirtin e tij para publikut në mënyrën e duhur.
Por edhe më keq, teatri dhe bina e saj përveq destinimit u përdor për qëllime nga më të ndryshmet, që nga politika (për fushata), e deri …!
Tani shtrohet pyetja pse të gjitha këto organizime në ambientet e teatrove? A nuk kishte objekte të ndërtuara enkas për tubime, siq janë restorantet apo hotelet me sallat e tyre te konferencave?
Natyrisht, të gjitha ekzistonin, por namin dhe emrin e saj të gjithë e duan Duhej të përdorej një emër (ambient) që ngrit namin edhe të përdoruesit.
Por, siq duket gabuan, nuk e kishte efektin e kërkuar nga përdoruesit e tjerë, sepse ishte objekt dhe skenë e ndërtuar enkas për një komunitet që përfaqson artin dhe kulturën në përgjithësi.
Së fundi kanë filluar t’i përdorin sallat e konferencave përdoruesit e këtyre hapsirave, duke vërejtur se ka humbur logjika, dhe përdorimi i skenës së teatrit nuk mund të kompenzohet me një premtim.
Skenës së teatrit në Kosovë i kanë munguar edhe investimet, ato vazhdimisht kanë qenë shumë të vogla. Gjithashtu përdorimi i këtij institucioni nga politika që nga pas lufta ka qenë konsistent, duke i nëpërkëmbur vazhdimisht aktorët, duke luajtur me ndjenjat e tyre, duke i kushtëzuar në mënyra të ndryshme, që nga largimi e deri te pagat, e që dihet publikisht që për një pjesë dërmuese të aktorëve janë burimi i vetëm i jetesës.
Teatri si institucion kulturor, si një nga pjesët më thelbësore të kulturës së një shoqërie, instucion që gjindet në majet e vërtikales kulturore, duhet medoemos të jetë një ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Komunave të Kosovës. Nuk duhet lejuar që ky institucion të lihet në dorën e disa individëve, duke mos lejuar të ngritet dhe shihet puna dhe arti brenda dhe jashtë saj, të këqpërdoret për arsye nga më të ndryshmet dhe në fund të pësojë publiku dhe artdashësit në përgjithësi.
Aktorët gjatë shfaqjeve teatrale na bëjnë të ndjeshëm, na bëjnë të harrojmë për pak kohë jetën rutinore, na bëjnë të qeshim dhe na bëjnë bashkë me miq e shokë, na japin emocione me rolet e tyre, na bashkojnë familjet për t´i parë dhe dëgjuar, dhe gjithsesi ngrisin cilësinë edhe vet aktorët duke shfaqur rolet nga njëra tek tjetra.
Pra, teatri nuk duhet lënë të vdes, nuk duhet harruar, nuk duhet lënë në dorën e individëve. Ai duhet të jetë në përditshmëritë tona, duhet mësuar gjeneratave të reja se teatri është kulturë dhe civilizim, dhe duhet vizituar sa herë të jetë mundësia.
Shteti t’a ndihmojë dhe t’i dalë në krahë këtij institucioni, pasi që arti i skenës në vendet tjera ka arritur në kulmin e saj, dhe autoritetet kompetente duhet ndryshuar strategjitë për ndihmë ndaj saj, duke bërë që skena me aktorët e saj kosovarë dhe të mrekullueshëm gjithsesi, të na bëjnë krenar sikur na bëjnë sportistët për çdo ditë në fusha të ndryshme gjithkah nëpër botë.
Pa Teatër nuk ka kulturë!

Autor: Msc. Skender Berisha

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.