Fole gjarpinjësh!

Shkruan – Avdi Ibrahimi

Kroni jetonte në qytet si gjithë të tjerët, çonte mbesën e nipin në çerdhën e fëmijëve, punonte kamarier në një nga kafiqët e qytetit, bënte pazarin ditor në market, shumë rrallë shkonte të ndonjë të afërm, dhe vështir në fund muaj arrinte t’i paguante faturat e energjisë elektrike, ujit, mbeturinave…

Një ditë befeas te banesa e tij u shfaq Tarafi, për ta vizituar atë, sipas traditës shqiptare kushdo që të vjenë në vizit në shtëpi duhet pritur sipas zakonit. Më të hyrë brenda në banesë, nga e papritura e kësaj vizite kapsalliti i hutuar sytë. Më të dëgjuar Tarafin, i cili ishte shprehur hapur se ishte i brengosur për varfërin e tij, dhe i premtoi se do ta ndihmonte me një ndihmë materiale për ta zbutur sadopak varfërinë…?! Pas pak çastesh Tarafi doli nga banesa e Kronit, dhe e ftoi atë që të nesërmën në mengjes të shkonte ta takonte në zyrën e tij, se kishin plot gjëra për të bashkëbiseduar, nga kjo ftesë dhe sjellje e tij mbeti tejet i habitur, njëkohësisht nga kjo vizit aspak e dëshiruar nga ana e tij, ngase raportet e tyre nuk ishin të mira, dhe as që dëshironte ta takonte ndonjëherë në jetën e tij këtë njeri, njiherit ky premtim s’do të realizohej asnjiher ngase ai ishte njeri që të merrë dhe asnjiher nuk të jepë asgjë prej gjëje!

Mbasi e përcolli nga banesa e tij musafirin e papritur, e të padëshiruar. Ashtu në heshtje duke u menduar e pyeste vetën, vërtet të jetë kështu që po i dhimbset aq shumë jeta ime? Në çast e kaploi një neveri, kur ai e njifte më mire se kushdo tjetër ligësin e tij. Çfarë mund të presësh nga ky mashtrues? Asgjë të mire, përpos ligësi edhe kur të paraqitet kinse të ndihmon. Ai di, vetëm të mashtroj, të spekuloj, të shantazhoj, të shpif, të kërcnoj, të përqaj aty ku gjen budallenj, të mashtroj sa të mundet e kë të mundet! Ai duke mos bërë asgjë, jeton me dëshira kënaqësish duke shkumbëzuar patriotizëm të rrejshëm, kjo kënaqësi do që t’i zgjatët pafundësisht, pa qenë i detyruar të punoj e të lodhej sadopak. Pëlqen që kjo kënaqësi t’izgjatët për aq kohë sa të ketë budallenj për t’a mbajtur atë me të mira materiale.

Siç e kisha dëgjuar hera-herës nga goja e tij, se Tarafi e kishte gjetur vetën në këtë biznes duke i dhënë shkelmin punës së lodhshme, punës së ndershme, sapo e kishte kuptuar se puna me të djersitur s’do t’a kënaqte në dëshirat e tij të mëdha për t’u pasuruar sa çelë e mbyll sytë! I dukej vetja sikur shumë mund ka dhënë për atmëmëdheun, dhe tani ai e meritonte të pasurohej me çdo kusht ngase ishte dikushi!!! Njeriu mund të dëgjoj prej tij historira imagjinare sipas dëshirës kinse ai paska bërë vepra të mëdha patriotike që në heroizmat e tij askush s’mundet dotë ta kaloj atë?!

Kështu ai fantazon të fitoj miqësinë e njerëzve naiv që mendojnë se është ai personi që mund t’i fuste ata në portën e historisë pa dhënë asfarë kontributi në dobi të çlirimit të atmëmëdheut…, vetëm se ata duhet të derdhin para në xhepin e tij, me kaq ai do t’i fuste ata në portën e historisë imagjinare…! Me anë të mashtrimit ai përfitoi zemrën e budallait… Pangopësia për para e pushtet shpesh herë e kthen në njëfarë urtësie të përkohshme përderisa të arrij qëllimin e tij personal ndaj kundërshtarit, ndoshta me këtë qëllim të mykur ja kishte bërë vizitën Kronit mendon i gjori se ende e ka në radhët e tij, mendon se ende mund të përfitoj nga ndershmeria e tij, mendon se ende është shërbtori i tij, mendon e çka s’mendon ky matrapaz i pandreqshëm.

Edhe pse Kroni e njifte  fare mir pabesin e tij, ai mbi gjithçka e don paranë dhe vetën e tij, ai kurrë nuk mendon për të tjerët, të gjithë ata që silllen rreth tij i konsideron vetëm si shërbëtor, si vegla qorre, paranë e do për t’a korruptuar ndonjë nga pushtetarët, që edhe ai pastaj të ngjitet në shkallët e pushtetit, ku mendon se do të pasurohet edhe më shumë, njiherit do të ngritej drejtë hipokrizisë e gënjeshtrës t’i ëmbëltoj nga lartë tarafët e tij servil, kështu ata do t’i katandis në njerëz të dëgjueshëm, t’u shpërlaj me aq sa mundet atyre trurin, dhe t’i bëjë ata që sa më shumë të përhapin gënjeshtra për heroizmin personal të tij…, t’i bënë edhe të tjerët që besojnë verbërisht në të ashtu siç është vetë ai, kjo paturpësi e kënaqte atë. Por, harron se pushtetarëve ai nuk u duhet lartë, ata atë e duan të jetë atje poshtë…!

Tarafi lojën e dinakërisë dhe gënjeshtrës e kishte përsosur për vite me radhë, nuk e kishte për gjë të vinte mbi fytyrën e tij këtë maskë, dukej sikur vetë natyra dhe rrethanat shoqëroro-politike e kishin krijuar atë që të zgjidhte afër vetës njerëz që kishin karaktere e vese hipokrite, kështu ata plotësonin njëri-tjetrin dhe mbronin shoqi-shoqin kundrejt kundërshtarit që s’pajtohej në asgjë të ligë e idioteske të këtyre tarafëve. Sa herë që Kroni ua përplaste në fytyrë, mashtrimet, të ligat e tyre, ata mblidhëshin në zyrë, në kafene, në oda shtëpish, flisnin e çfarë nuk flisnin për gjëra të parëndësishme të ditës, lavdëronin politikën ditore të politikanëve pushtetar, bile edhe ata fetar…, sillnin ndërmend kujtime nga e kaluara që historianët kanë punë të shënojnë bëmat e tyre historike…! Por nuk harronin të kuvendonin se në ç’pozita do t’i sillte e ardhmja se shteti s’mund të funksiononte pa ata, se ata do të shkruajnë historin sipas dëshirave që kanë, e jo, ashtu siç ka qenë në të vërtetetë…! Kjo ishte ajo ndjenja më egoiste e Tarafit dhe tarafëve të tij, që bëheshin sikur ishin të kënaqur në veprimet e tyre, sikur ja kanë mbyllur kundërshtarit përkohësisht nëpërmjet shantazhit e kërcënimit gojën, kështu ata e përceptojnë jetën e tyre të dëshirave të pangopshme egoiste?! Ah, ata tarafët kënaqën duke gënjyer njëri-tjetrin kjo paturpësi i bënte të dukeshin sikur janë të lumtur!

Kroni kishte rënë thellë në mendime. Mendonte se kishte humbur kohën kot, njiherit i dukej të ketë qëndruar shekuj me radhë në këtë fole gjarpinjësh!

*Shih: Taraf-i-e -grup njerëzish të lidhur ndërmjet tyre me miqësi të sëmurë e që mbajnë anën njëri-tjetrit pa të drejtë. Shih: Fjalor drejtshkrimor i gjuhës së sotme shqipe.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.