BOLL MA…

  • 15.04.2019, 21:40

Shkruan: Qëndrim Gashi

Gjendemi në një situatë ku asnjë i ri nuk e gjenë vetën këtu, por secili e mendon ikjen sa më të shpejt nga këtu.
Kjo gjendje na ka përcjellur ndër vite, dhe ka shënuar rritje çdo herë e më tepër që nga viti 2010 e deri më tani dhe vazhdon me të njëjtin ritëm.
E pushtetarët nuk i kuptoj se si pa fije turpi e si pa kurrëfar hezitimi mundohen t’i hedhin hi syve popullit duke shpifur gënjeshtra se po shënojmë rritje ekonomike, e gjëra tjera.

Shëndetsia, Arsimi, Siguria, Punsimi janë ato që po bëjnë zbrazjen e Kosovës, e të cilat lënë shumë për të dëshiruar meqë janë në një nivel mjaftë të ulët.

Kosovës sonë i duhen ndryshime rrënjësore në Qeveri, njerëz të ditur e të pa korruptuar.
Po liberalizimi çfarë është?
Tani ende nuk kemi liberalizim të vizave dhe çdo natë dëgjojmë se fshatrat mbeten të zbrazura e po mbesin vetëm pleqtë, por pas liberalizimit zbrazja do të jetë shumë më e shpejtë.

Dialogu me Serbinë obligativ nga BE, por ne nuk kemi epilog se çka presin nga ky dialogë, e për këtë çështje duhet një unitet politik veqanërisht në bisedimet me Serbinë.
Cilido zyrtar/e që i udhëheq bisedimet nga pala serbe, e mendon gjatë natës planin që i tërë spektri ynë politik mund ta mendojnë gjatë ditës, e për këtë arsye duhet të ketë unitet, e jo të shkohet në Bruksel (siç njihet në popull fjala) me duar në gjepa.

Të tjera