Vdekje e dyshimtë në Prizren
Një mjek nga radhët e komunitetit boshnjak ka ndërruar jetë të martën në mëngjes derisa po shkonte në vendin e tij të punës. Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se ky rast me urdhër të prokurorit është cilësuar si vdekje e dyshimtë. “Rasti ka ndodhur, sot rreth orës shtatë….
Një mjek nga radhët e komunitetit boshnjak ka ndërruar jetë të martën në mëngjes derisa po shkonte në vendin e tij të punës.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se ky rast me urdhër të prokurorit është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Rasti ka ndodhur, sot rreth orës shtatë. I ndjeri, derisa ka qenë duke shkuar në punë, në fshatin Lubinjë e Poshtme dyshohet se ka ndërruar jetë, në automjetin e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi dërgohet në IML”, ka thënë Osmanollaj për Kohën.
Hetimeve fillestare dyshohet se i ndjeri ka pësuar sulm në zemër, por se për konfirmimin e shkakut të vdekjes pritet raporti i IML-së.
Osmanollaj ka konfirmuar se i ndjeri nga radhët e komunitetit boshnjak ka qenë 61 vjeç dhe mjek me profesion.
Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 18 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 20 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 29 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 29 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 30 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 32 dite