Policia e Kosovës nuk e ndal dorën shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24 orë

14.06.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së martë raporton SuharekaOnline. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet […]

Policia e Kosovës nuk e ndal dorën shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së martë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së martë janë regjistruar 64 aksidente trafiku.

Nga statistikat e përgjithshme të policisë figuron se 23 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.774 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.