Mjegulla, Policia e Kosovës apel për ngasësit
Policia e Kosovës apelon te qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të shfaqjes së mjegullës. Policia përmes një njoftimi ka bërë apel tek qytetarët që të mbajnë nën vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë. “Mjegulla më e ndenjur mund të jetë afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka…
Policia e Kosovës apelon te qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të shfaqjes së mjegullës.
Policia përmes një njoftimi ka bërë apel tek qytetarët që të mbajnë nën vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.
“Mjegulla më e ndenjur mund të jetë afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”, thuhet në apelin e policisë.
Policia ka këshilluar shoferët që të ndezin dritat gjatë ngasjes por jo dritat me rreze të gjatë.
“Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bënë të pamundur që shoferët t’ju shohin”, njofton policia.
Mbajtja ndezur e dritave të shkurta dhe të mjegullës, mbajtja nën kontrollë e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtja e krahut të djathë të rrugës gjatë lëvizje janë këshillat që Polici e Kosovës ka dhënë për të gjithë shoferët për shkak të paraqitjes së mjegullës.

Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 19 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 20 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 29 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 29 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 30 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 33 dite