Mbi 1,100 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
1,160 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19, masa këto të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet. Ditëve të fundit, Policia në bashkëpunim […]
1,160 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19, masa këto të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.
Ditëve të fundit, Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të hapjes së pandemisë.
Kjo pasi që rastet e reja të infektimit me COVID-19, por edhe rastet e vdekjes kishin shënuar rritje të madhe.
Në 24 orët e fundit po ashtu Policia ka shqiptuar 1,663 tiketa trafiku ndaj shoferëve për mosrespektim të rregullave të trafikut.