Gelancë, punëtori rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, thyen dy këmbët

12.05.2022

Nje person në fshatin Gelancë të Suharekës, aksidentalisht është rrëzuar nga shtëpia ku ka qenë duke punuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj. Sylaj ka bërë të ditur se i njëjti ka pranuar ndihmën mjekësore në QKMF-Suharekë dhe pas marrjes së […]

Gelancë, punëtori rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, thyen dy këmbët Foto: Ilustrim

Nje person në fshatin Gelancë të Suharekës, aksidentalisht është rrëzuar nga shtëpia ku ka qenë duke punuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Sylaj ka bërë të ditur se i njëjti ka pranuar ndihmën mjekësore në QKMF-Suharekë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF, i njëjti me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman të më tejshëm.

Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit po ashtu është informuar prokurori kujdestar edhe inspektori i punës.